Dyshohet për një mjet shpërthyes në “Breg të Diellit”, policia në vendin e ngjarjes

Dyshohet për një mjet shpërthyes në “Breg të Diellit”, policia në vendin e ngjarjes

Në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinës është gjetur një mjet që dyshohet të jetë mjet shpërthyes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se sot në ora 12:00 kanë pranuar informatën për mjetin e dyshuar për çka tha se tashmë ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.


“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, tregoi Borovci.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: