Dyshohet për disa grabitje, arrestohet 26-vjeçari

Dyshohet për disa grabitje, arrestohet 26-vjeçari

Hetuesit policorë të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë personin L.S. 26-vjeçar, si i dyshuar për disa raste të grabitjeve në rajonin e Ferizajt gjatë këtij viti.


Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat i bashkëngjiten lëndës.

Pas intervistimit, në bazë të urdhër arrestit nga Gjykata Themelore në Gjilan, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit me burg prej 1 viti për vepra të njëjta penale të kryera më herët.

Lexo edhe

error: