Dyshja kosovare e badmintonit garoi sot në EYOF Banska Bystrica
Lexohet për: 1 min.
7-Dyshja kosovare
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovar i sportit të badmintonit ka garuar sot në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj, EYOF Banska Bystrica.

Në këtë festival që po zhvillohet në Sllovaki, dyshja kosovare, Baton Haxhiu dhe Fijona Mustafa garuan sot në mikse në sportin e badmintonit, përcjell KosovaPress.

Haxhiu dhe Mustafa u përballën me dyshen belge, Amber Boonen dhd Arnaud Huberty, nga të cilët u mposhtën me shifrat 2:0 në sete.

Ky duel i takonte raundit të dytë, pasi raundin e parë garuesit tanë e kaluan pa lojë, ndërsa kjo garë do të t’ju ndihmojë sportistëve tanë për të ardhme më të mirë, pasi që sporti i badmintonit është ende në zhvillim në Kosovë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025