Dyshimet për kurdisje në futbollin e femrave, reagon FFK
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar në lidhje me raportimet e ditëve të fundit se ka pasur dyshime për kurdisje të rezultateve në futbollin e femrave në mes klubit Mitrovica dhe Hajvalia.

Me këtë rast, FFK ka bërë të ditur se ka nisur me mbledhjen e të gjitha dëshmive rreth pretendimeve të këtij rasti dhe se çështja është dërguar edhe në komisionet përkatëse brenda federatës.

Reagimi i plotë i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës së fundi është njoftuar nga mediat rreth pretendimeve për tentim kurdisjen e një ndeshje të mëhershme në futbollin e femrave, ndërmjet dy ekipeve KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia.

Përkundër faktit që asnjëherë zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë njoftim apo ankesë lidhur me këtë çështje nga ndonjë klub, menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve nga mediat, ne kemi filluar me mbledhjen e të gjitha dëshmive rreth pretendimeve të këtij rasti.

Tashmë çështja është adresuar te organet dhe Komisionet përkatëse brenda Federatës, të cilat janë duke mbledhur informacionet dhe dokumentacionet e nevojshme lidhur me këtë rast, e të cilat do të shqyrtohen me përpikëri.

Gjithashtu, këtë rast e kemi adresuar edhe tek Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive për të proceduar më tutje.

FFK siguron që pretendimet dhe dyshimet që lidhen me këtë rast do të trajtohem me seriozitetin më të madh nga organet tona në aspektin disiplinor, ndërsa në aspektet e tjera do të merren organet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të marrë masa të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe integritetin e futbollit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024