Sipas gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung, një operacion spiunimi në emër të Katarit, vendi i cili priti Kupën e Botës 2022, përgjoi një takim në një hotel, në vitin 2017 midis presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe prokurorit të përgjithshëm të Zvicrës, Michael Lauber, gjatë një hetimi ndaj drejtuesve të lartë të futbollit.
Raporti thotë se agjentët e inteligjencës të lidhur me një ish-oficer të CIA-s përgjuan një takim midis Infantino dhe prokurorit Lauber në një hotel në pronësi të Katarit në Bernë, i cili në atë kohë strehonte gjithashtu ambasadën e emiratit.
Artikulli shton raportet e “Associated Press” nga viti 2021 se Katari ka shpenzuar miliona dollarë gjatë disa viteve duke punësuar agjencinë Global Risk Advisors për të spiunuar FIFA-n dhe zyrtarët ndërkombëtarë të futbollit..