Dymbëdhjetë të vdekur nga një shpërthim në Turqi
Bota
Lexohet për: 1 min.
Turqi
14 orë më parë
Linku u kopjua

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërkaq 3 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit në një fabrikë ku prodhohen eksplozivë, në provincën Balikesir, raporton Anadolu.

Shpërthimi ndodhi në pjesën e prodhimit të kapsulave të fabrikës së municionit për arsye ende të panjohura.

Pas ngjarjes në rajon janë dërguar shumë autoambulanca.

Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustaoğlu tha se pas shpërthimit, ekipet menjëherë janë dërguar në rajon.

"Si pasojë e shpërthimit, sipas vlerësimeve të para, 12 punonjës kanë humbur jetën ndërsa 3 punonjës të tjerë të plagosur janë dërguar në spital. Tani me të gjithë ekipin jemi në vendngjarje", tha ai.

Ai tha se në ndërtesat tjera përreth kanë ndodhur dëme si thyerje të dritareve.

"Nuk është përhapur në një sipërfaqe të madhe, vetëm objekti është shembur", tha Ustaoğlu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024