Dybala dhe Morata të gatshëm për ballafaqimin me Romën

Dybala dhe Morata të gatshëm për ballafaqimin me Romën

Alvaro Morata dhe Paulo Dybala janë ftuar nga trajneri Andrea Pirlo për ballafaqimin e nesër ndaj Romës në xhiron e dytë të kampionatit italian Serie-A.

Megjithatë, “Bianconerrët” ende nuk mund të bazohen në shërbimet e lojtarëve si  Bernardeschi, Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro, derisa Sami Khedira nuk ka udhëtuar fare drejt Romës.


Blerja e re, Morata mund të debutoj vetëm pak ditë pasi e kompletoi ardhjen e tij si i huazuar nga Atletico Madridi, derisa Dybala është shëruar plotësisht nga lëndimi i muskulit.

Skuadra e plotë e Juventusit:

Szczesny, Pinsoglio, Buffon; De Sciglio, Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Rugani, Demiral, Frabotta; Arthur, Ramsey, McKennie, Rabiot, Bentancur, Portanova, Kulusevski; Ronaldo, Morata, Dybala, Douglas Costa, Vrioni

Lexo edhe

Video

error: