Dybala dhe Morata mungojnë ndaj Chelseat, reagon Allegri

Dybala dhe Morata mungojnë ndaj Chelseat, reagon Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk duket të jetë shumë i shqetësuar për dëmtimet e Paulo Dybalas dhe Alvaro Moratas pasi ai thotë se ndeshja e ardhshme kundër Chelseat nuk është vendimtare.

“Bianconerët” fituan ndeshjen e parë në shtëpi në këtë sezon kundër Sampdorias, por humbën Paulo Dybalan dhe Alvaro Moratan për shkak se ata janë dëmtuar..

Argjentinasi shënoi golin e parë ndaj Sampdorias para se të dilte nga fusha për shkak të një dëmtimi muskulor, përcjellë KosovaPress.

Allegri konfirmoi se si ai ashtu edhe spanjolli nuk do të jenë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme kundër Chelseat dhe Torinos dhe shpreson se ata do të kthehen në aksion pas pushimit.


Duke folur në një konferencë shtypi pas ndeshjes, Allegri nuk arriti të japë informacione të mëtejshme në lidhje me dëmtimet e tyre, por sugjeroi se ai nuk është shumë i shqetësuar para ndeshjes kundër Chelseat.

“Ne do të shohim se si të luajmë kundër Chelseat pa Dybalan dhe Moratan,” tha ai.

“Gjithsesi nuk është një lojë vendimtare. Ndeshjet kryesore për kualifikimin janë ato kundër Zenitit ”, shtoi ai.

Gjigantët e Serie A dhe Chelsea fituan ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Kampionëve dy javë më parë.

Juventusi mundi Malmon me rezultat 3-0 në Suedi, ndërsa “Blutë” shënuan fitore 1-0 kundër Zenitit në “Stamford Bridge”.

Lexo edhe

Video