Dy vjet e gjysmë burg e 400 euro gjobë për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Dy vjet e gjysmë burg e 400 euro gjobë për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar sot me dy vjet e gjysmë heqje lirie dhe 400 euro gjobë të pandehurin K.P., shtetas kosovar, pasi ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë.


I pandehuri akuzohet se më datat 21-22 tetor 2020 në Ferizaj, me dashje dhe me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë sipas Kodit Penal të Kosovës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Lexo edhe

Video