Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit

Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orëve të fundit

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje të dyshimta, njëra në Lipjan e tjetra në Mitrovicë.


Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, e cila ka dhënë detaje shtesë.

“Rr. Kongresi i Blinajës, Lipjan, 20.11.2020 – 15:02. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i IML-së për obduksion. Rr. Xhemajl Hoxha, Mitrovicë 20.11.2020-17:55.  Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovar e cila ka qenë duke jetuar e vetme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje dhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video

error: