Dy të vrarë në Gjermani

Dy të vrarë në Gjermani

Disa të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e sotme në Eskelkamp në Nordrhein-Westfalen, në Gjermaninë perëndimore.

Sipas raporteve një burrë ka humbur jetën në vend dhe një tjetër fillimisht ka mbetur i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë.


Burime policore për mediat e huaja thanë se autori fillimisht qëlloi dhe vrau një person para një ndërtese dhe tjetrin në një rrugë aty pranë, duke shtuar se hetimet fillestare nuk flasin për terrorizëm. Paraprakisht dyshohet se viktimat janë një burrë dhe një grua.

Forca të tjera policore janë vendosur në vend, ndërsa ka filluar kërkimi për autorin e armatosur./tch

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: