Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Dy të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë raportoi se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Shqipëri, duke bërë që numri total i viktimave nga pandemia në vend të arrijë në 3180.

Nga 3.696 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, 343 qytetarë të infektuar, ndërsa 333 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 123 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.


Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 165. Janë 5.173 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë prekur 206.616 persona, prej tyre 198.263 janë shëruar, 5.173 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.180.

Lexo edhe

Video