Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Dy të vdekur nga COVID-19 sot në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë vdekur dy persona si pasojë e koronavirusit, ndërsa nga 442 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 147 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja janë regjistruar në këto bashki: 61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.

Janë 3.640 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.


Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59-vjeç, një qytetar nga Tirana 93-vjeç.

Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275.693.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar  282.837 raste, 275.693 janë shëruar, 3.640 janë aktivë, ndërsa kanë vdekur 3.504 pacientë.

Lexo edhe

Video