Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Dy të vdekur në aksidentin e trafikut në Ponoshec të Gjakovës

Dy të vdekur në aksidentin e trafikut në Ponoshec të Gjakovës

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec të Gjakovës.


Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, sipas të cilit dy persona të tjerë kanë marrë lëndime.

“Më 18 janar 2021, rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën që ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave. Pasagjeri i tretë ka pasuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Gjurkaj, duke shtuar se në vendngjarje ka dalë edhe kryeprokurori për inspektimin e rastit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: