Dy të vdekur dhe 2.243 raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 2.243 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.


Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës. Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170. Në total numri i rasteve aktive është 19.519”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.