Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Dy të plagosur në tentim-grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Dy të plagosur në tentim-grabitjen e armatosur në magjistralen Prishtinë-Gjilan

Dy punonjës të një kompanie janë plagosur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, kur persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, sipas së cilës rasti ka ndodhur rreth orës 16:45 dhe se personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.


“Rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën për një tentim-grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë -Gjilan. Menjëherë pas informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore. Bazuar në  informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se për pasojë dy persona pjesë e kompanisë që po kryente transportin, janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejnë grabitjen, por si e tillë ka mbetur në tentativë, dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve”, ka thënë Ahmeti.

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: