Dy të lënduar nga përplasja e tri veturave në Hajvali të Prishtinës

Dy të lënduar nga përplasja e tri veturave në Hajvali të Prishtinës

Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut rrugor sonte në Hajvali të Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka konfirmuar për KosovaPress se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.


“Rreth orës 18:30, në Hajvali, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

Lexo edhe

Video

error: