Dy të dyshuar arrestohen në Klinë dhe Istog për dhunë

Dy të dyshuar arrestohen në Klinë dhe Istog për dhunë

Drejtoria rajonale në Pejë ka njoftuar për dy raste të ndara të dhunimit në komunën e Klinës dhe atë të Istogut. Sipas raportit thuhet se në Klinë, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që dyshohet se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër. Ndërsa në rastin tjetër, një vajzë nga Istogu dyshohet se është dhunuar më 9  gusht të këtij viti. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rastet janë inicuar si dhunime.


Njoftimet e policisë:

Klinë 10.09.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Istog 09.08.2022 – 14:00-16:00. Me datë 11.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe

Video