Dy të arrestuar për vjedhje në terminalin doganor në Merdare

Dy të arrestuar për vjedhje në terminalin doganor në Merdare

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona për të cilët dyshohej të jenë të përfshirë në raste të vjedhjeve.          


B. S. 41-vjeç dhe M. SH. (39), shtetas të Kosovës, janë arrestuar për përfshirje në rastin e vjedhjes së rëndë dhe keqpërdorim të besimit, të ndodhur më 25.10.2021 në terminalin doganor në Merdare, me ç’rast dyshohet të jenë vjedhur cigare në vlerë rreth 50 mijë euro.  

Të dyshuarit pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Lexo edhe

Video

error: