Dy të arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prizren

Dy të arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar sonte dy persona në Prizren nën dyshimet se janë përfshirë në një përleshje, ku janë përdorur edhe armë të ftohta – thika.

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Muharrem Hoxhaj”, kur R. B. (1954) dhe A. Sh. (1970) kanë sulmuar A.S., rreth 50-vjeç.


Në këtë rast dyshohet se  R. B. e ka goditur me thikë në abdomen viktimën, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor, si pasojë e së cilës është duke u trajtuar në spital dhe për momentin gjendja e tij është e rëndë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale një gyp të metalit dhe një thikë, ndërsa personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë.

Lexo edhe

Video