Dy të arrestuar për kontrabandim të municionit nga Serbia në Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeroportin e Prishtinës
Foto Ilustruese
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për kontrabandim me armë.

Sipas policisë të dyshuarit më 25 nëntor janë zënë duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që, të njëjtin janë hasur duke kontrabanduar municion nga Serbia në Kosovë në poligonet e armëve. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit dhe në një poligon janë gjetur dhe sekuestruar 13368 fishekë me gas cal.9x19”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025