Dy shtëpi botuese shpalosin të arriturat në fushën e përkthimit

Përkthimi nga letërsia më e mirë evropiane në Kosovë dhe Shqipëri, platformat editoriale dhe çështjet gjuhësore, ishin që u trajtuan në konferencën e organizuar nga shtëpia botuese “Dituria” në Tiranë dhe “Buzuku “në Prishtinë. Të dy shtëpitë botuese shpalosen të arriturat në fushën e përkthimit, por edhe sfidat me të cilat po ballafaqohen, sidomos në fushën e përkthimit.

Abdullah Zeneli, drejtor i shtëpisë botuese “Buzuku”, duke folur për letërsinë e huaj dhe përkthimin e saj në gjuhën shqipe, tregoi se në çfarë sfidash po kalon libri sot.

Ai po ashtu theksoi se si shtëpi botuese i kanë kushtuar rëndësi të madhe sjelljes në gjuhën shqipe të shumë autorëve të letërsisë evropiane.

“Aktivitete të tilla për librin, mënyrat e bashkëpunimit, përkthimin, natyrisht se janë sfidë për procesin që  po kalon shoqëria shqiptare për tranzicionin. Një veprimtari me shumë interes shoqëror siç është libri, botimi, përkthimi, angazhimi i përkthyesve, përcjellja e rrjedhave botërore edhe krijimtarisë, me një pikësynim të veçantë për letërsinë e Evropës si pjesë e Evropës që jemi, një ditë edhe pjesë e Bashkimit Evropian.(13:01)Praninë e letërsisë së huaj, respektivisht letërsisë evropiane tek lexuesi i Kosovës, duke qenë edhe botuesi ndër të parët kur kam filluar me punën e botimeve sigurisht  i kam kushtuar rëndësi të madhe edhe përkthimit, sjelljes së emrave të njohur, por edhe emrave premtues”, u shpreh ai.


Petrit Ymeri, drejtor i shtëpisë botuese ”Dituria” në Tiranë, foli për rëndësinë e projekteve për përkthimin e letërsive të vendeve evropiane në gjuhën shqipe.

Ai tha se në Panairin e Librit që shpreson të mbahet në nëntor, do të sjellin tituj të ri të letërsisë evropiane për lexuesit shqiptarë.

“Shpresojmë që në nëntor të bëhet panairi i librit në Pallatin e Kongreseve, jemi duke prit përgjigje zyrtare, pas shumë viteve pas shumë propozimeve, dhe varianteve që i kemi dërguar, shpresojmë që ‘Panairi i Librit’ të Tiranës këtë vit të mbahet ai i vërteti.(03:37)Ky aktivitet përbëhet nga dy shtëpitë botuese ‘Dituria’ dhe ‘Buzuku’. Ne këtu kemi marrë  shkas nga projektet evropiane dhe mbështetjet evropiane për përkthimin e letërsive të vendeve evropiane në gjuhën shqipe.(06:24)Ne kemi fituar mjaftë projekte dhe me anë të tyre vepra dhe kryevepra ka autorë shumë të njohur dhe autorë jo fort të njohur, ne kemi botuar gati 50 tituj dhe tani me projektet evropiane dhe kemi pas mundësi me anë të këtij projekti të bashkëpunojmë me përkthyes nga më të mirët,” ka potencuar ai.

Enkel Demi shkrimtar tregon dhe shpjegon botën në të cilën sot jetojmë. Thotë se kohë digjitale e ka larguar lexuesin shumë me letërsinë.

“Në fakt ne jetojmë në një kohë digjitale, në një kohë ku mendojmë se bota është shumë e vogël sepse në kohë reale mund të komunikojmë ku shkëmbejmë eksperienca dhe nga gjërat nga më të ndryshme. Kurse në mënyrë paradoksale sa i përket letërsisë pikërisht ky zhvillim i madh teknologjik letërsitë e gjuhëve të vogla i ka zvogëluar më shumë.(20:39)Me gjithë këtë histori shkrimtarët e gjuhëve të  vogla, dhe pikërisht shkrimtarët më këtë lloj gjuhe janë të izoluar gjuha shqipe janë të izoluar edhe ata vetë ti mund të shkruash në shqip, un mendoj se letërsia shqipe është tek niveli shumë dinjitoz nuk ka nevojë për një avokatë të paktën këtu ku jemi sot. Shpërndarja e saj hyrja e saj në botën perëndimore ose në tregun e madh të librit është shumë e vështirë, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video