Dy shpërthime me tritol në Tiranë dhe Kamzë

Dy shpërthime me tritol në Tiranë dhe Kamzë

Dy shpërthime me tritol ndodhën në orët e para të mëngjesit në Tiranë dhe Kamzë.

Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në shpërthimin në Kamzë.


“Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “3 Dëshmorët”, në afërsi të banesës së shtetasit A. A., dyshohet se shpërthyer një sasi lënde plasëse, pa shkaktuar dëme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

“Më datë 10.08.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Kujtesa” në Kamzë, para banesës së shtetasit M. Z., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë është dëmtuar porta e banesës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas policisë./Top Channel/

Lexo edhe

Video