Tre raste me koronavirus, KQZ nuk e sheh të arsyeshme të anulojë zgjedhjet në Podujevë

Tre raste me koronavirus, KQZ nuk e sheh të arsyeshme të anulojë zgjedhjet në Podujevë

Dy persona në Kosovë janë identifikuar me koronavirus, por pavarësisht kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e sheh të arsyeshme të anulojë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës. Ky institucion thirret në rekomandimet që i kanë marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, deklaroi se si institucion nuk ndjejnë përgjegjësi nëse do të ketë shtim të numrit të rasteve të prekura me koronavirus pas ditës së nesërmve, pasi sipas saj, janë duke zbatuar rekomandimet e MSh-së dhe të IKShPK-së.

Ajo deklaroi se meqenëse nuk ka ndryshim të rekomandimeve që kanë marrë nga MSh dhe nga IKShPK, do të vazhdojnë me planin operacional për të zgjedhur të parin e Podujevës.

E pyetur se si KQZ a do të ndjejnë përgjegjësi nëse do të ketë shtim të numrit të personave me koronavirus, pasi që do të ketë grumbullim të njerëzve, Dala deklaroi se kjo nuk ka të bëjë me përgjegjësi, po me rekomandimet që kanë marrë nga institucionet shëndetësore.


“KQZ më së pari nuk është institucion shëndetësor dhe ne nuk jemi kompetent që të marrim vendime të tilla. Ne mundemi me u mbështet në rekomandime të cilat na i ka dhënë MSh dhe IKShPK dhe këtu nuk ka të bëjë me përgjegjësi, po me rekomandime, është përgjegjësi shtetërore që të organizohen zgjedhjet dhe ne do të vazhdojmë me organizim deri në momentin kur të kemi ndonjë rekomandim tjetër”, tha ajo.

Pavarësisht kësaj, e para e KQZ-së Valdete Daka, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos krijojë tollovi nëpër qendrat e votimit.

Kryeshefi sekretariatit të KQZ-së Yll Buleshkaj, deklaroi se janë duke zbatuar në përpikëri planin operacional që është aprovuar nga KQZ.

Ai bëri të ditë se kanë mbërritur fletëvotimet në depon në Podujevë, ku ato do të shpërndahen nesër në mëngjes. Po ashtu, ai tha se kanë arritur dezinfektuesit dhe të gjitha gjërat e nevojshme pas situatës së krijuar nga koronavirusi.

Zgjedhjet për kryetar të Podujevës do të mbahen ditën e nesërme, kjo Komunë ka shkuar në zgjedhje pas zgjedhjes së kryetarit Agim Veliu ministër në qeverinë e Kosovës.

Lexo edhe

Video