Dy persona shoqërohen në polici për inskenim të rrëmbimit në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dy persona shoqërohen në polici për inskenim të rrëmbimit në Ferizaj
2 orë më parë
Linku u kopjua

Më datë 29.01.2025, rreth orës 20:45, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion mbi një rast të dyshuar rrëmbimi në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime.

Njësitet policore të rendit dhe hetuesit kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes.  Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në Jezerc - Ferizaj. Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “privim i kundërligjshëm i lirisë”.

Gjatë hetimeve dhe sigurimit të provave të mjaftueshme, hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë se deklarimet për rastin nuk ishin të vërteta. Për pasojë, sot  janë shoqëruar dy persona të dyshuar se kanë inskenuar rastin H.L. (21) dhe E.S. (24).

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, rasti është ri-kualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”. Hetimet për rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025