Dy persona në Bruznik të Vushtrrisë kapen me drogë

Dy persona në Bruznik të Vushtrrisë kapen me drogë

Dy persona në Bruznik të Vushtrrisë u kapën me substanca narkotike. Pas ndalimit të dy personat, e arrestuar u liruan në procedurë të rregullt.

“Në orët e mbrëmjes së datës 22 nëntor 2021, njësitet   policore Vushtrri,  kanë arrestuar dy  persona të dyshuar për  posedim të  substancave  të dyshuara narkotike. Arrestimi i dy të dyshuarve, është realizuar në fshatin Bruznik të Vushtrrisë, pasi njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë  e dyshuar narkotike ne sasi 6.1 gram, (3) mullinj për bluarje dhe një (1) thikë”, thuhet në njoftim.


Në komunikatën për medie thuhet se “Personat e arrestuar,  pas  intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse  hetimore. Ndaj të dyshuarve është iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i  paautorizuari  i substancave narkotike’”.

Lexo edhe

Video

error: