Dy nga viktimat në Kroaci janë nga Komuna e Junikut

Dy nga viktimat në Kroaci janë nga Komuna e Junikut

Dy nga viktimat që humbën jetën në aksident trafiku në Kroaci janë nga Komuna e Junikut. Kështu kanë bërë të ditur në faqen e Komunës së Junikut.


“Të tronditur nga aksidenti tragjik i mërgimtarëve tanë në Kroaci. Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkëqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt. Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje. Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku!”, thuhet në njoftimin e komunës.

Lexo edhe

Video

error: