Dy mesfushorë brenda një dite, Prishtina transferon edhe yllin e Malishevës – foto

Dy mesfushorë brenda një dite, Prishtina transferon edhe yllin e Malishevës – foto

Pas transferimit të mesfushorit ofanziv, Endrit Bahollit, Prishtina ka zyrtarizuar edhe një tjetër prurje të re në skuadër.

Bëhet fjalë për një tjetër mesfushor me tipare sulmuese, ku Mërgim Pefqeli ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Prishtinën, përcjell KosovaPress.

Prishtina dhe Pefqeli janë “dashuri e vjetër” pasi që 28 vjeçari edhe më herët ka qenë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti, ku i numëron 75 paraqitje në fanellën “bardhekaltër” teksa i ka realizuar 12 gola.


Ndërkaq, në edicionin e fundit, Pefqeli ishte pjesë e skuadrës së Malishevës, për të cilën dha kontribut të madh për të siguruar edhe një vit tjetër në futbollin elitar kosovar, respektivisht në Superligën e Kosovës.

Gjatë karrierës së tij, Pefqeli në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si Llapi, Trepça ’89, Trepça, Hajvala e Fushë Kosova.

Lexo edhe

Video