Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake britanike

Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake britanike

Dy kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të diplomohen sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.

Sot do të diplomojnë nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu.

Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë  ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare.


Nga Ministria e Mbrojtjes kanë njoftuar se ceremonia e diplomimit të kadetëve do të mbahet në ora 11:45 sipas kohës së Kosovës.

“Njoftojmë mediat se sot me datën 09.04.2021 në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST”   të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve në ora 11:45 sipas kohës së Kosovës.  Në këtë ceremoni do të diplomohen edhe dy kadetë të FSK-së: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu. Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë  ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare”, kanë njoftuar nga ministria nëpërmjet një komunikate për media.

Ceremonia mund të ndiqet live në linkun: https://www.facebook.com/RoyalMilitaryAcademySandhurst

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: