“Dy fjalë për Lorin...”, reagon Driton Kuka
Vendor
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Loriana Kuka ishte xhudistja e fundit nga Kosova që garoi në Lojërat Olimpike, por ajo u ndal në luftën e dytë të saj dhe rrjedhimisht ka mbetur pa medalje olimpike.

Menjëherë pas humbjes së saj, në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar trajneri Driton Kuka i cili ka thënë se dëshira e saj e madhe ishte për të fituar medalje olimike, por fati nuk ishte në anën e saj, raporton KosovaPress.

Ky është reagimi i plotë i Driton Kukës:

Paris 2024. Loriana Kuka 78 kg

Shënoi fitore me Sllovenen Lobnik por humbi me Ukrainasen në të tetën e finales!

Dy fjalë për Lorin …

La Zvicrën tash e 8 vite, për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare. Fitoi medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore, e deshe edhe Olimpike por fati se deshi.  Erdhe nga Zvicra duke treguar se je gjaku ynë dhe deshe të bëje krenar familjen, ekipin e Kombin Shqiptar. Dëshira jote e madhe ishte të arrije sukseset që i arrite për babin tand, vëllain tim Sylen që me aq pasion e mbolli dashurinë për sportin e xhudos tek unë, te Agroni te mbarë familja jonë. Fal teje vëlla, jam në xhudo, fal teje që ishe trajneri im dhe idoli im i jetës.

Si axha yt, Lori, të uroj fatin e botës në jetën tënde tani e tutje, në rrugëtimin e ri jetësor. Faleminderit për krejt. Kaq prej meje dhe Lojërat Olimpike!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024