Durmishi: Rasti Pal Lekaj është 97 milionë dhe jo vetëm 53 milionë
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi i pyetur për rastin e Pal Lekaj tha se në këtë proces gjyqësor, bëhet fjalë për 97 milionë euro, e jo vetëm për 53 milionë euro.

Ai tha se Pal Lekaj ka edhe një rast tjetër të pa përfunduar dhe se pritet që edhe ai rast të përfundojë në gjykatë.

Durmishi tha se me përfundimin e dy rasteve të Pal Lekaj do të merret vendimi për të gjithë akterët e përfshirë.

“Për rastin e Pal Lekaj, aty është duke u zhvilluar  një proces gjyqësor, është edhe një proces tjetër gjyqësor, pra e kam thënë edhe disa herë të tjera që nuk bëhet fjalë për 53 milionë, por bëhet fjalë për 97 milionë sepse janë dy raste të ndara, njëri është 53 milion tjetra 44 milion. Që të dyja janë problematike, për njërën është zhvilluar një proces gjyqësor është vendimi i shkallës së parë , do të pritet derisa vendimet të bëhen të plotfuqishme, të përfundojnë edhe kjo pjesa tjetër, pastaj pas përfundimit të proceseve gjyqësore ne do të shohim gjitha hapat që mund të ndërmarrim si shtet, si qeveri e Kosovës, në raport me kontraktorin që ka qenë apo edhe e gjithë akterët që kanë qenë të përfshirë', tha Durmishi.

https://kosovapress.com/gjykata-denon-pal-lekajn-per-rastin-e-53-milioneshit-mbrojtja-paralajmeron-apelimin-e-vendimit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024