Dumoshi tregon bisedën me ish-drejtorin e Baletit në takimin e fundit

Dumoshi tregon bisedën me ish-drejtorin e Baletit në takimin e fundit

Janë bërë homazhe dhe vendosur lule pranë fotografisë së ish-drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj i cili ka ndërruar jetë sot.

Pranë fotografisë së tij në shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës, është performuar edhe një shfaqje artistike. Ai u kujtua si njeri që dha shumë kontribut për baletin në Kosovë.

Me një performancë artistike nga trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, i është thënë lamtumirë sot ish-drejtorit të këtij institucioni.

Mes lotësh, artistët dhe bashkëpunëtorët e tij e kujtuan atë si njëri që ka shkolluar shumë gjenerata.


Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kujtoi takimin e fundit me ish-drejtorin e Baletit, Ahmet Brahimaj, duke shtuar se ai do të mbahet mend për kontributin e madh të dhënë në fushën e baletit.

“Në takimin e fundit në Prishtinë kemi biseduar një orë e gjysmë për planet, kulturën, teatrin. Si ministre do të doja që së bashku me Ahmetin të vendosim gurthemelin e teatrit të operës dhe baletit”, tha Dumoshi.

Ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, ka ndërruar jetë sot dhe varrimi i tij bëhet në ora 16:00 në lagjen Haxhiaj të Novosellës së Pejës.

 

Lexo edhe

Video

error: