Dumoshi ngushëllon familjen Rexhepagiqi

Dumoshi ngushëllon familjen Rexhepagiqi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka shkruar telegram ngushëllimi për familjen Rexhepagiqi, të cilëve u ka thënë se ndarja nga jeta e artistes Violeta Rexhepagiqi ështe humbje e madhe për artin dhe kulturën në Kosovë.

Dumoshi ka shkruar se Violeta Rexhepagiqi ka lënë gjurmë të pashlyeshme për artin kosovar, me elegancën e saj skenike në kohët më të vështira për vendin.


“Violeta nuk ishte artiste e zakonshme. Të jashtëzakonshme e bënte përpjekja e saj për të thyer tabutë duke sjellë modernitetin në formën më të mirë të tij, në artin e kulturën tonë. Në kohët më të vështira, me muzikalitetin dhe elegancën e saj skenike Violeta, la gjurmën e pashlyeshme në artin kosovar”, shkruar Dumoshi.

Ajo është shprehur se ajo do të mbahet mend edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë në fushën e informimit në kohën kur Kosova përballej me tortura e burgosje.

“Violeta do të mbahet gjatë në mend krahas kontributit të madh në fushën muzikore edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë për fushën e gazetarisë e informimit, në kohën kur Kosova e paraluftës përballej me tortura e burgosje. Violeta Rexhepagiqi ishte udhërrëfyese për artistët e rinj dhe si e tillë do të mbahet mend gjithmonë”, ka shtuar Dumoshi.

Lexo edhe

Video