Dumoshi: Kosova është për bashkëpunim substancial me Shqipërinë

Dumoshi: Kosova është për bashkëpunim substancial me Shqipërinë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në një takim njohës ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozin.

Dumoshi tha se projekti i bashkëpunimit në fushën e kulturës siç është Kalendari i Përbashkët Kulturor, duhet të pasurohet edhe me aktivitete tjera.

Ajo kërkoi të rritet bashkëpunimi i mëtejmë Kosovë-Shqipëri, varësisht prej  projekteve që ekspertët e fushave përkatëse propozojnë.


Ministrja u shpreh e gatshme të ofrojë mbështetje në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke realizuar projekte substanciale, me qëllim të prezantimit sa më të mirë të kulturës shqiptare në botë.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi kërkoi që bashkëpunimi mes dy vendeve të intensifikohet edhe më tej përmes projekteve konkrete.

 

Lexo edhe

Video

error: