Dukagjini-Prishtina, ja formacioni zyrtarë i Ismet Munishit – foto

Dukagjini-Prishtina, ja formacioni zyrtarë i Ismet Munishit – foto

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës fillon sot, ku me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohen tre ndeshje tejet interesante.

Një nga ato ndeshje është edhe ajo mes Dukagjinit dhe Prishtinës, ku të dy skuadrat do të synojnë të arkëtojnë pikët e para të edicionit të ri, përcjell KosovaPress.

Sezonin e kaluar, të dy këto skuadra mbeten jashtë garave evropiane, ku Prishtina zuri vendin e pestë, ndërsa Dukagjini vendin e shtatë.


Ndërkaq, takimi i fundit mes Prishtinës e Dukagjinit daton në maj të këtij viti, ku asokohe “Plisat” u mposhtën me rezultat minimal 1:0 nga Dukagjini.

Sa i përket sezonit të ri, Prishtina e nis nën urdhrat e një trajneri të ri, ku Ismet Munishi do të jetë në rolin e udhëheqësit për ta rikthyer Prishtinën drejt suksesit të mëparshëm.

Ndërkaq, Munishi tani ka vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojë ndeshjen e sotme, dhe formacion zyrtarë të Prishtinës e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video