Dukagjini i Ismet Munishit bën goditjen e parë në merkato
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Përmes një komunikate skuadra e Dukagjinit ka njoftuar për transferimin e Adonis Krasniqit.

Futbollisti 22 vjeçar i bashkohet Dukagjinit nga skuadra e Prizrenit, dhe përforcon mesfushën e trajnerit Ismet Munishi, raporton KosovaPress.

Në të kaluarën, Krasniqi ka qenë pjesë e Kek-ut dhe Prishtinës së Re.

Njëkohësisht, ky është transferimi i parë i Dukagjinit në merkaton verore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024