Dukagjini e shkatërron Malishevën, Drenica mposhtet nga Trepça ‘89

Dukagjini e shkatërron Malishevën, Drenica mposhtet nga Trepça ‘89

Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 Qershori”, Dukagjini e ka shkatërruar skuadrën e Malishevës duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0, raporton KosovaPress.

Golat për vendasit i shënuan Iljasa Zulfiu (minuta e 45+3’), Otto John (minuta e 64’), Altin Merlaku (minuta e 81’) dhe Blerind Morina (minuta e 88’).

Me fitoren e sotme, Dukagjini ngjitet në kuotën e 15 pikëve në vendin e tetë në tabelë, aq sa ka edhe Malisheva në pozitën e shtatë.


Po ashtu, krahas ndeshjes mes Dukagjinit dhe Malishevës u zhvillua edhe ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Drenicës, ku vendasit shënuan fitore minimale me rezultat 1:0.

Me pikët e reja, Trepça ’89 zë vendin e nëntë në tabelë me 15 pikë të arkëtuara, krahas Drenicës që renditet e pesta me 17 pikë.

Dukagjini 4:0 Malisheva

Trepça ’89 1:0 Drenica

Lexo edhe

Video