Dukagjini befason Dritën, ja rezultatet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

Dukagjini befason Dritën, ja rezultatet e ndeshjeve në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës ka vazhduar sot me ndeshje në kuadër të xhiros së shtatë, ku kemi pasur disa rezultate tejet interesante.

Drita ka zhvilluar sot ndeshje si mysafire kundër skuadrës së Dukagjinit, ku kjo e fundit e befasoi skuadrën gjilanase duke e mposhtur me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Dritës e mbylli pjesën e parë në epërsi përmes golit të Almir Ajzeraj në minutën e 39’, por në pjesën e dytë paraqitje më të mirë tregoi Dukagjini duke e përmbysur rezultatin në 2:1 me ndihmën e golit të Januzit në minutën e 49’ dhe Chibuezes në minutën e 87’.


Po ashtu, ndeshje sot zhvilloi edhe kampioni i Superligës së Kosovës Prishtina, e cila barazoi me rezultat 1:1 me skuadrën e sapo inkuadruar Ulpianën.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Dukagjini 2 – 1 Drita

Prishtina 1 – 1 KF Ulpiana

Lexo edhe

Video

error: