Duka: Shqipëria dha provimin në sytë e Evropës, synojmë organizime të tjera të këtij niveli

Presidenti i Federatës së Futbollit në Shqipëri Armand Duka ka folur në një konferencë për media rreth finales së finales së Ligës së Konferencës e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ai tha se i gjithë ky event kaloi në mënyrën më të mirë të mundshme duke iu falenderuar një angazhimi maksimal nga të gjithë akterët dhe se më këtë iu dëshmua para të gjithë skeptikëve se Shqipëria mund dhe di të bëjë organizime të tille.

“Disa vite më parë, në vitin 2017 kur ne aplikuam për të pasur një finale të tillë në Tiranë shumëkush ishte skeptik, shumëkush e quante të pamundur, shumëkush madje e quante edhe ironi të drejtuesve të FSHF-së sepse Shqipëria nuk të ketë një finale të tillë. Tashmë jo vetëm që finalja erdhi në Tiranë, jo vetëm që kupa erdhi në Tiranë, ekipet finaliste dhe të gjithë bota u përqendrua në Tiranë po edhe përfundoi me sukses për t’i dhënë përgjigje. At përgjigje në fakt e kam paralajmëruar para eventit të gjithë skeptikëve që menduan që ne nuk mund të organizojmë një finale të tillë”, tha Duka.


Duka më tutje theksoi se nga tani e tutje do të fillojnë diskutimet me UEFA-në për organizime të tjera të këtij niveli për ngjarje të mëdha sportive.

“Në fakt pas përfundimit të ceremonisë derisa po shkonim ne hotel, letë themi filloi një lloj diskutimi i ri që ne mund të bëjmë mirë dhe pse të mos shohim për të pasur një kompeticion të tillë se Konferencë Liga, Evropa Liga apo Champions Liga. Momentalisht është e pamundur për kapacitetet e stadiumit. Për të pasur një finale të ndonjë superkupe apo tjetër event të rëndësishëm evropian të tipit të kampionat evropian të rinjsh 17 vjeçar, 19 vjeçar apo 21 vjeçar, i kemi të gjitha mundësitë për t’i pasur. Ky duhet të jetë obkeiv i UEFA-së”, theksoi i pari i FSHF=së.

Duke po ashtu tha se Shqipëria nga një organizim i tillë ka pasur përfitime direkte ekonomike dhe se në të ardhmen duhet ë shfrytëzohen në maksimum mundësi të tilla që vendi të promovohet gjithnjë e më shumë nëpër botë.

“Unë nuk mendoj që mund të kishim një promocion më të mirë për futbollin shqiptar por edhe për vendin. E kam thënë edhe para finales, kjo ka qenë dhe në këtë këndvështrim e shoh gjithmonë që ne duhet të përfitojmë nga çdo lloj eventi, duhet të përfitojmë nga çdo lloj dritare që na jep  mundësinë për të dalë në Evropë dhe kjo ishte ato për të pasur benefite ekonomike direkte siç ishte në këtë rast dhe indirekte”, theksoi Duka.

Ndryshe, në finalen e Ligës së Konferencës që u zhvillua të mërkurën në Tiranë u ballafaquan Roma dhe Feynoordi. Fituese doli skuadra italian e cila fitoi me rezultat 1-0.

Lexo edhe

Video