Duka parashikon fituesin mes Italisë dhe Shqipërisë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka parashikuar rezultatin e ndeshjes Itali-Shqipëri, e vlefshme kjo për ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian Euro 2024 për kuqezinjtë.

Shqipëria e nis Evropianin Euro 2024 të shtunën si mysafire e Italisë me fillim nga ora 21:00, raporton KosovaPress.

Duka tha se Shqipëria do ta fitojë ndeshjen kundër Italisë, ndërsa shpreson që të dy kombëtaret të kualifikohen të paktën deri në fazën e 1/16-ës.

“Fitojmë ne me rezultatin 1:0. Për mua do të ishte bukur nëse Italia do të kualifikohej me ne të paktën deri në fazën e 1/16-ve”, tha Duka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024