Dugolli: Jo veç për Kosovën, ShBA ka informacion për çdo vend

Dugolli: Jo veç për Kosovën, ShBA ka informacion për çdo vend

 Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka treguar pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur më shumë informacione se sa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sipas Dugollit të gjithë janë të informuar se ShBA-ja janë shteti më i fuqishëm i globit. Më tej, ai ka thënë se Kosova asnjë herë nuk ka bërë diçka pa dijen e ShBA-ve edhe pa mbështetjen e tyre. “Burimet e informacionit të cilat i kanë SHBA-ja janë  më të madhja e më të shumat edhe  të pa krahasueshme me ato të Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.


Sipas deputetit ShBA-ja informacionet që i ka i ndan edhe me institucionet e Kosovës dhe krerët institucionale. “Projekti shtetit të Kosovës është projekt i përbashkët edhe as një herë ne nuk e shohim ndryshe siç kanë qenë gjatë luftës edhe gjatë shtetndërtimit ShBA-ja nuk kanë ndaluar duke përkrahur Kosovën”, ka përfunduar ai./RTV Dukagjini.

Lexo edhe

Video