Dugolli i drejtohet Gjykatës Speciale që të nisë hetimet për masakrën e Dubravës
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka bërë sot kërkesë publike që Gjykata Speciale të nisë hetimin ndaj masakrës së Dubravës.
Dugolli ka thënë në koferencë për media se para një jave e ka bërë kërkesën jo vetëm si dëshmitar, por edhe si i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.
“Para një jave, iu drejtova ushtruesit të detyrës së prokurorit të specializuar, z. Aleks Wajting, me një kërkesë të detajuar për nisjen e hetimeve kundër planifikuesve dhe kryesve të masakrës së burgut të Dubravës të vitit 1999. Këtë e kam bërë në cilësinë jo vetëm të dëshmitarit, por edhe të mbijetuarit të kësaj masakre, të cilën organizata "Human Rights Watch" e ka quajtur "një ndër ngjarjet më të shëmtuara, më të këqija të luftës në Kosovë".”, ka thënë ai.
Dugolli është shprehur se kërkesa e tij përbën fakte të mjaftueshme për hapjen e hetimeve dhe për ngritjen e akuzave.
Ai ka thënë se krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës janë përmendur më shumë se një herë në raportin e Dick Martyt.
Dugolli ka shtuar se shumë nga kryesit e krimeve, si në rastin e Dubravësjanë ende të pandëshkuar.
Ai ka shtuar se është në dorën e prokurorit për të vërtetuar nëse Gjykata Speciale është, apo s'është, njëetnike./KosovaPress