Dugolli e akuzon për kërcenim verbal, Bekë Berisha e mohon
Lexohet për: 2 min.
dugolli-berisha-060623
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, deklaroi se gjatë mbledhjes së Komisionit për Çështje të Sigurisë është kërcënuar verbalisht nga kryetari Bekë Berisha. Për këtë të fundit, ai tha se ka shkelur rregulloren e Kuvendit duke ndezur duhan në sallën ku po mbahej mbledhja. Por, Berisha mohoi se ka ndodhur një gjë e tillë dhe sipas tij, Dugolli po viktimizohet për të fituar edhe një mandat tjetër të deputetit.

Në anën tjetër, Dugolli paralajmëroi se do të ndjek procedurat parlamentare ndaj deputetit Berisha.

“Dua të ju informoj që kryetari i këtij komisioni, shfrytëzoi momentin që mediat nuk ishin aty dhe nuk kishte regjistrime, bëri fillimisht shkelje ligjore duke ndezur duhanin në ambientet e mbyllura, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, gjë që është e ndaluar me ligj. Dhe në momentin që mori vërejtje nga deputeti Dimal Basha që ta fikë cigaren, lëre që nuk e fiki cigarën por me sjelljet e tij tregonte një sjellje të njeriut të fortë, me muskuj që bën çfarë të dëshiron dhe sillet si të dëshiron”, deklaroi ai.  

Por të gjitha këto i mohoi kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha.

“Deputeti Dugolli e ka shumë problem zgjedhjen edhe një mandat dhe tash zgjedhjet janë afër, këta kanë dështuar në çdo aspekt. Edhe në këtë formë do të mundohet tash e tutje edhe deputetët tjerë me nxjerrë këso gënjeshtra, që të mund të marrin edhe ndonjë votë", tha ai.

Në Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Ai ka kërkuar që në diskutimin për situatën në veri, mbledhja e komisionit të mbahet e mbyllur për media.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024