Dueli i kryesuesve të grupit mes Kroacisë e Danimarkës: Formacionet zyrtare

Dueli i kryesuesve të grupit mes Kroacisë e Danimarkës: Formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Kombëtares së Kroacisë dhe asaj të Danimarkës, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kuadër të këtyre kualifikimeve, Danimarka e mposhti Austrinë me rezultat 2:0, kurse Kroacia befasoi Francën si mysafire me rezultat 1:0, përcjell KosovaPress.

Të dy këto kombëtare kryesojnë Grupin 1 duke lënë prapa Austrinë dhe Francën, ku Danimarka zë vendin e parë me nëntë pikë, dy sosh më shumë se kundërshtari i sotëm, Kroacia në vendin e dytë.

Takimi i fundit mes Kroacisë dhe Danimarkës daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe kroatët shënuan fitore si mysafirë me rezultat minimal 1:0.


Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Kroacinë nuk do të paraqiten Duje Caleta-Car dhe Josip Brekalo, kurse te Danimarka mungojnë Robert Skov, Andreas Cornelius dhe Wind.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Kroacia (4-3-3): Livakovic; Sosa, Gvardiol, Sutalo, Juranovic; Kovacic, Brozovic, Modric; Perisic, Kramaric, Pasalic

Danimarka (4-3-1-2): Schmeichel; Andersen, Christensen, Kjaer, Maehle; Wass, Hojbjerg, Delaney; Eriksen; Skov Olsen, Braithwaite

Lexo edhe

Video