Deputetja e Kosovës Duda Balje ka shfaqur mëdyshje se a do të votojë Qeverinë Kurti apo jo, derisa thotë se nuk mund të marrë asnjë vendim derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të arrijnë marrëveshje.
Deputetja e rizgjedhur, për KosovaPress sqaroi edhe mungesën e sotme në takimin me mandatarin për kryeministër, Albin Kurti.
Duke shprehur pasigurinë e saj për votim të Qeverisë Kurti, ajo thotë se nuk mund të marrë një vendim përderisa nuk ka marrëveshje ndërmjet dy partive VV-LDK.
“Unë s’mund asgjë të them sigurt, d.m.th. nesër kam takim me zotëri Kurti, këta kolegët sot kanë pas, dhe e di që nuk kanë vendosur asgjë, as për përkrahje e as për mos përkrahje të Qeverisë”, u shpreh ajo.