‘Duam ta ndihmojmë botën, por ka shumë hezitim për vaksinat’

‘Duam ta ndihmojmë botën, por ka shumë hezitim për vaksinat’

UNICEF thotë se është gati të shpërndajë një vaksinë potenciale të koronavirusit në vendet e varfra, por shton se “hezitimi për vaksinat” mbetet një problem global.

Henrietta Fore, drejtoresha ekzekutive e UNICEF,  tha se vaksinat antiCOVID-19 janë të sigurta, por ka shumë hezitim, gjë e cila sipas saj duhet të tejkalohet për të mbrojtur veten.


“Ne nuk kemi pajisje për larjen e duarve dhe sapun në shumë pjesë të botës, dhe në shumë spitale dhe klinika komunitare, aq më pak në shtëpi ose shkolla” tha ajo në një konferencë të Forumit Ekonomik Botëror mbi vaksinat.

Ndryshe, hezitimet për vaksinën e koronavirusit janë rritur ndjeshëm nisur nga teoritë e ndryshme konspirative në internet, por dhe nga periudha e shkurtër e krijimit të vaksinës./A2

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.