Dronët ukrainas godasin një depo armësh në Rusi
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Dronët ukrainas goditën një depo armësh në rajonin Tver të Rusisë gjatë natës, konfirmoi një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) për Kiev Independent. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të qytetit Toropec.

Fotot dhe videot e postuara në kanalet ruse Telegram herët këtë mëngjes tregojnë shpërthime të shumta dhe një re të madhe tymi në një magazinë në qytetin e Toropec. Guvernatori i Tver Oblast Igor Rudenja raportoi se një zjarr shpërtheu në Toropec për shkak të rënies së mbeturinave nga një dron, por ai pohoi se situata është "nën kontroll".

Gjatë gjithë mëngjesit, kanë ardhur pamjet e reja të një shpërthimi të madh që tronditi tokën sikur të ishte një tërmet, ku mund të shihen se si në momentin e goditjes, një kërpudha e madhe zjarri ngrihet dhjetëra metra në ajër.

Sipas mediave ruse, forca e shpërthimit ka qenë aq e madhe, saqë toka është lëkundur dhe xhamat në afërsi janë thyer. Zjarrfikësit po përpiqeshin të frenonin zjarrin, tha në Telegram Igor Rudenia, guvernatori i rajonit Tver. Megjithatë, ai nuk specifikoi se çfarë po digjej.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024