Drogba për Chelsean: Nuk e njoh më klubin tim
Sport
Lexohet për: 2 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Chelseat mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht në çerekfinale nga Real Madridi brenda dy ndeshjeve.

Chelsea pësoi humbje në “Santiago Bernabeu” me shifrat 2:0, ndërsa njëjtë e pësoi edhe mbrëmë në “Stamford Bridge”, raporton KosovaPress.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve veçse e thelloi më shumë krizën e “Bluve”, ku pas më shumë se 630 milionë eurosh investime dhe ndërrimeve të trajnerëve, Chelsea assesi nuk po mund ta gjejë këndelljen.

Rreth kësaj situate ka reaguar edhe legjenda e Chelseat, Didier Drogba, i cili tha se nuk po e njeh më klubin e tij të zemrës.

“Unë nuk po e njoh më klubin tim. Nuk është më klubi i njëjtë, ka një pronar të ri dhe një vizion të ri. Sigurisht, ne mundohemi ta krahasojmë me atë që ndodhi gjatë periudhës së Roman Abramovich, ku lojtarë të shumtë erdhën, por vendimet ishin tejet të mençura”, tha Drogba.

“Atyre iu mungon një lider frymëzues. Ju nevojiten lojtarë që marrin përsipër lojën, që janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre. Ju nevojitet një lojtar që sjell pak çmenduri brenda stadiumit”, shtoi më tej Drogba.

Humbja e mbrëmshme për Chelsean ishte ndeshja e shtatë me radhë pa fitore, ndërsa e katërta me radhë që prej se Frank Lampard mori detyrën e trajnerit të përkohshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024