Droga dhe dinjiteti i njeriut!

Droga dhe dinjiteti i njeriut!

Duke lexuar librin e autorit Walter Schweidler me titull: Lidhur me dinjitetin e njeriu botuar në vitin 2012 nga shtëpia botuese (VS-Verlag) në Wiesbaden (Gjermani) e mora mundin të jap disa nga çështjet e referuara në këte libër, natyrisht duke i plotësuar me realitetin politik dhe nga pikëveshtrimi i kontekstit shoqëror shqiptar dhe sidomos në lidhje me kriminalitetin ekonomik siç ishte rasti me tregtinë me drogën e konfiskuar nga policia e Kosovës në Lipjan në një depo. Do thoni se çfarë ka të bëjë ky lloj i drogës Kokaina me dinjitetin e njeriut?

Përgjigja është filozofike. Të fillojmë nga pasojat e këtij krimi ekonomik dhe çfarë janë ata njerëz që merren me të dhe cilat janë pasojat shoqërore për këto veprime?

Disa e tregtojnë drogën, pra, kokainë, për tu pasuruar, nuk i llogarisin pasojat, sa e sa të rinj i marrin në qafë. Nëse Kosova është tregu i saj, ky është shkatërrimi dhe degjenerimi i rinisë, kjo është vrasje, prekje në virtyt, në dinjitetin njerëzor. Tregtimin me drogë e kanë bërë disa kriminelë, të cilët tani janë arrestuar nga shteti bashk me kokainën e konfiskuar. Një avokat i Kosoves z. Berisha po ankohet se klientët e tij po pësojnë si viktima. A ka të drejt ky t‘ i mbrojë ata, patjetër se po edhe pse disa mendojnë se nuk është e moralshme. Por gjithashtu nuk dihet se kush është fajtori, kush e ka porositur e cili ishte destinacioni?

Të mbetemi në temë: U kapën 400 kilogram kokainë në territor të Kosovës. Sipas ekspertëve në debatin plus (TV-Dukagjini, debati pas dy dite) thuhej se kjo drogë kishte destinacion Gjermaninë dhe shtetet e BE-se dhe vinte nga Brazili. Me ketë rast Kosova shërbente si vend ku mund të kalonin gjithë këto kilogramë kokainë dhe nga aty të përpunohej tutje. Se tani u bë e mundshme kjo kapje gjigande ka të bëje tani, sipas mendimit tim, me politikën dhe ndryshimin politik nga 14 shkurti. U pa se edhe prokurori i shteti z. Lumezi mburrej me punën e policisë së Kosovës. Kjo ngjarje makabre vërtetoi tezën e ministres së jashtme Z. Donika Gërvalla-Schwarz por edhe presidentes z. Vjosa Osmani kur njëra në Bruksel dhe tjera në BBC fliste pikërisht për këtë luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Çfarë mund të thuhet tutje: Establishmenti politik i deri para 14 shkurtit, 20 vite rrjesht paska devijuar nga kursi politik, me qëllim. Po na ngushëllojnë duke na thënë se kjo sasi droge nuk qenka për tregun e Kosovës. Madje avokatët janë vërë në lëvizje për t‘ i mbrojtur klientët të cilët po i quajnë ‚viktima‘! Hetimet vazhdojnë…! Një gjë është e sigurt:Tash e tutje do ndesheni me shtetin e njëmend ligjor! Qeveria tashmë e ka deklaruar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Se vetem patriotët dhe ata e dijnë dhe duan e mbrojnë këtë vend, qytetarët e saj, rininë shëndetin e tyre, ligjin dhe shtetin por edhe dinjitetin tonë. Ata, kriminelët janë faqja e zezë, turpi i Kosovës!

Dinjiteti

Siç e dijmë, dinjiteti është i mbrojtur dhe i sanksionuar në të gjitha kushtetutat e vendeve të botës, është pra një maksimë univerzale. Dinjiteti i silicilit është i paprekshëm, do të thotë; se nuk mund t´i marrësh çfarëdo dikujt, që nuk mundesh t’i bësh çfarëdo atij, pra: nuk lejohet dhe nuk është në rregull ose nuk mund ta grabisni, gënjeni, ta leni të vdes urie, të, ja kufizoni liritë dhe të drejtat e njeriut, ta torturoni, ta mashtroni, ta drogoni ose edhe në fund ta vrisni, pavarësisht se në cilën mënyrë! Edhe sipas të drejtave zakonore shqiptare, sipas Kanunit të Lek Dukagjnit shumë qartë mbrohet dinjiteti i njeriut, secili është i barabartë para kanunit dhe Zotit, pavarësisht statusit social, ekonomik, politik etj. Gjaku merret vetëm me gjak. Nuk ka burrë të varfër me më pak moral dhe burrë të pasur që ka të drejtë të torturojë, të vras dike dhe pastaj gjaku i të varfërit të shkojë huq, ose të mos vlejë sikur i atij të pasurit dhe atij me pushtet. Me çfarë të drejte guxon dikush të merret me vepra kriminale, me substanca narkotike, ta shpërndaj atë, të pasurohet duke e kriminalizuar shoqërinë?

Kjo maksimë është ajo çfarë filozofi Immanuel Kant e thotë për njerëzimin, njeriun, për jetën e tij. Me sa vijon po e parafrazoj, si në vijim:

Nëse e vret një njeri, (nëse i shet drogë dhe ai mvaret prej saj dhe nuk mund të jetë si më parë edhe kjo është një vrasje makabre), atëherë kjo është baraz me ate, sikur ta kishe vrarë gjithë popullatën e Kosovës dhe gjithë njerëzimin.

Pra, mos sulmoni dike që e mbron një njeri, në çfardo forme, sepse të mbrosh një njeri, do të thotë të mbrosh jetën e tij, të luftosh për të drejtën e tij e kjo i bie sikur të luftosh për ta mbrojtur gjithë njerëzimin. Mos kritikoni, atemoni një polic, një prokuror, pse po e denoncon dhe po lufton këtë veprimtari. Inkurajoni gazetarët dhe policët, opinionin publik që të luftohet kjo dukuri kriminale.

Kush ka shpërndarë dhe ksh ka shitur dhe po shet drogë, është është vrasës. Kush ka dërguar kokainën nga Brazili dhe ka dhënë urdhër për ta shpërndarë dhe dërguar në destinacionin e caktuar është pjesëmarrës në krim. Kush e di për krimin dhe nuk e denoncon (tregon) bëhet bashkëfajtor i krimit!

Dinjiteti duhet të mbrohet ose vlen si në paqe ashtu edhe në luftë, ose do të duhej të vlente. Por, siç jemi dëshmitarë dinjiteti ynë, në të vërtetë, shkelet, nëpërkëmbet gjatë gjithë kohës dhe ne, pa e ditur, në mënyrë të pavetëdijshme, e pranojmë që kjo të ndodh. Dhe sanksionimin e tij ne e kuptojmë si një urdhër shtrëngues, por të cilit nuk i përmbahemi dhe kur nuk e respektojmë ai mbetet një mantra e pakuptimtë, nëse siç thotë W. Scheidler (2012) e mohojmë „që njerëzit e tjerë janë njerëzorë ose ata mund t’i trajtojë sikur t’i përkisnin një klase të dytë“.

Çfarë janë këta kriminel, tregëtarë droge, a janë ata njerëz me dinjitet, a rrezikojnë shëndetin, dinjitetin dhe jetën e të tjerëve…? Autori në fjalë e kupton si më poshtë: Sipas Aristotelit, njerëzit janë të pabarabartë, dhe sipas tij kjo është një gjë e mirë, apo jo. Në çdo rast, nuk mund të ishte ndryshe, prandaj, mos vallë duhet të pajtohemi me Aristotelin se duhet të ketë skllavëri. Sklavët, sipas tij nuk janë të lirë, dhe skllavët lindin si të tillë, për të qenë skllavë. Si skllavët ashtu edhe barbarët (kriminelët) janë njësoj, pra ata që nënshtrohen dhe ata që nënshtrojnë, torturojnë, helmojnë, drogojnë e vrasin të tjerët.

Ky skandal na vë para dilemës: Si mund ta njihni qenien njerëzore në parim, nga mënyra se si janë njerëzit, si jetojnë, si veprojnë, përfshirë edhe mënyrën sesi të tjerët nuk jetojnë, veprojnë d.m.th. nga një ndryshim midis asaj që është dhe asaj që nuk është, por që duhet të jetë. “Qenia njerëzore lindi e lirë dhe kudo. Ai, njeriu është i lidhur në zinxhirë“ (cituar sipas Jean-Jacques Rousseau)


Johann Wolfgang von Goethe, duke e prekur kështu përsëri thelbin e paradoksit tek përcaktimi kaq fillestar thotë se i njeriu është një qenie e arsyeshme, e në të njëjtën kohë aftësia e tij, (e njeriut të arsyeshëm) na mundëson të bëjmë atë që nuk bën asnjë qenie tjetër natyrore, domethënë, të jetë çnjerëzor. “të bëhet më kafsh se kafsha“ (siç!). Këtë e thotë alter ego e Faustit, pra, djalli dhe na kujton se ne mund të përcaktojmë njerëzin vetëm nga ajo që i bën ata gjithashtu të jenë një përbindësh. Çnjerëzimi e definon sfondin kuptimplotë se çfarë është njerëzorja, ose i të qenit i njerëzishëm.

Përgjigja implicite në këtë dilemë është; çfarë është njeriu, si mund të kuptohet përçmimi, a mund ta kuptosh pa qenë i përçmuar, i nënshtruar, i torturuar etj? Kur njeri nuk i beson njeriut atëherë kjo do të thotë se këta njerëz nuk besojnë në asgjë, as në më pak njeri por as tek ata që mund të jenë mbinjerëz – mbinjeri (F. Nietzsche). Ata, siç janë shpesh politikanët, të cilët nuk besojnë në njerëzoren, ata mund të bëhen dikatatorë, despotë dhe tiranë e më në fund edhe vrasës, kriminelë. Kjo vlen edhe për biznismenët.

Kjo ka të bëjë me pyetjen se jo sa dijmë për njeriun, por a besojmë në qenien njerëzore, a duam ta respektojmë, t´i mbrojmë, të tjerët sikur veten tonë, por shpesh ne nuk e mbrojmë as veten tonë, nuk duam ose nuk dijmë ose nuk mundemi.

As shkenca nuk mund ta shpejgojë se pse nuk do të ketë ligje të natyrës të barazvlefshëm në nivelin e shkencës sepse të nxjerrësh diçka nga ligjet natyrore dhe të bëhej pastaj përshtatja me ato të ditëve tona do të ishte një kontradiktë në terma. A beson dikush seriozisht, se për njëqind mijë vjet e ardhshme do të kemi akoma një botëkuptim që është shumë i ngjashëm edhe me atë të sotmin, karshi këtyre dukurive? Pra, qëndrimi në të cilin ne së pari themi atë që themi për botën dhe njerëzit. Por e mendojmë sigurisht se nuk e dijmë me siguri pse dikush mendon ose ka qasje ndryshe për drogën, legalimet etj, veçanërisht kur mendojmë se shkenca do të na ndriçojë një ditë duke menduar për të se vetëm ajo mund të jetë arsyeja pse ne mendojmë ashtu si mendojmë.

I. Kant me këtë rast e ka dhënë shpejgimin e dretpërdrejt: se çfarë është njeriu: Kjo ka të bëjë jo me besimin se çfarë nënkuptojmë me njeriun, por me dijen (Wissen), se si e kuptojmë njeriun, çfarë është njeriu?

Pra, njeri ose njerëzimi e ka arritur civilizimin që kemi sot, në kohesion, ai ka qenë një proces sepse nuk mund të thuash se vetëm ky apo ai e arriti dhe ky apo ai nuk e arriti, prandaj i kemi vlerat e përbashkta dhe të drejtën universale me të drejta të barabarta!!! Theshtë, njohuria (dija) është ajo që u jep apo u ka dhënë njerëzve ndryshimet e mëdha në jetë të cilat edhe lidhen me fazat e zhvillimit të tyre historik. Ne, njerëzit thotë autori, besojmë dhe e dijmë se asnjë qenie natyrore nuk na vëzhgon dhe nuk na kontrollon, por ne jemi ata vet që e drejtojme botën, por gjithsesi edhe mund ta shkatërrojmë!!!

Si është e mundur që njeriu si qenie kulturore politike, sociale i cili është i lirë të vendos se çfarë dëshiron të jetë i lirë apo i robëruar?

Sikur nuk do ta kishte këtë mundësi, ai nuk do të ishte i tillë. Mund të pranoj të jetë rob, kriminel, por gjithashtu edhe të jetë i lirë, moralist, i drejtë. Dallimi qëndron në diferencë, si jetojmë, dhe si duam të jetojmë. Gjallesat, qeniet tjera, nuk e kanë këtë mundësi. Kjo është diferenca mes të vërtetës dhe jo të vërtetës, dijes së gabuar dhe asaj jo të gabuar. „Natyra është tërësia e objekteve të përcaktuara nga ligjet e natyrës, me të cilat përballemi ne, subjektet e lira“. Ndërsa objektet jo natyrore janë artificiale, artefaktet.

Por gjithashtu, një ditë do bëhet e mundshme se edhe marredhëniet psikologjike, sociale dhe kulturore do të jenë të ekspozuara ose do jenë rezultat i sjelljeve të atomeve dhe gjeneve. Njeriu është ai siç e defninon vet njeriu vetveten dhe i cili është paqyrë e vetvetes kundrejt natyrës.

Njeriu është me të vërtetë i lirë, për dallim prej qenieve tjera, sepse ai arrin ta tejkalojë detyrimin, për të mos qenë i robëruar, i kufizuar ose jo i lirë.

Kjo do tëthotë se dinjiteti i njeriut egziston sepse njeriu ka aftësi ta mbrojë ate, nëse ai ngritet kundër natyrisë, ai ngritet kështu kundër vetvetes. Njeri duhet të dëshirojë, të ketë vullnet, për ta mbrojtur virtytin, dinjitetin e tj dhe të të tjerëve.

Në lidhe me dukuritë negative të shoqërisë siç është droga, prostitucioni etj, duhet pyetur: Çfarë nënkuptojmë kur flasim për veten si qenie “të arsyeshme”? Kjo ka të bëjë me një karakterizim të një aspekti thelbësor të formave tona njerëzore të jetës në ndryshimin e tyre nga format e jetës së qenieve të tjera natyrore – kjo ka të bëjë me diferencën krahasuese mes jetës sonë njerëzore kundrejt asaj të qenieve tjera.

Sepse baza etike e jona është; të jetosh së bashku nuk është asgjë tjetër veçse të bësh dallimin mes lloje të veprimit të mirë, të keq dhe indiferent. Bëni të mirën dhe shmangni të keqen! Kultura jonë madje mbështet këtë përkufizim themelor të dinjitetit.

Shprehja klasike e cila është ruajtur deri më sot thotë: lex naturalis. Ky është ligji i natyrës, të bëjmë mirë. Nëse njeriu nuk e mbron dinjitetin e tij, natyrën, shëndetin, është i dënuar të zhduket, të asgjësohet, prandaj dinjiteti i njeriut është në pediastal. Por, nëse nuk e respektojmë, egziston rreziku për faktin se jemi qenie të arsyeshme, mund dhe dijmë, për fat të keq, të bëjmë edhe gjëra edhe më të tmerrshme se do i bënin ato qeniet tjera- shtazët për shembull, siç e kanë dëshmuar ngjarjet historike në të kaluarën. Pra nuk është e rëndësishme se ne njerëzit kemi dallim nga kafshët, por e rëndësishme është se çfarë është ky dallim, çfarë bëjmë me mundësinë për të qenë qënie racionale, të arsyeshme, të cilën aftësi dhe mundësi nuk e kanë qeinet tjera.

Ndërgjeja njerëzore e kërkon që veprimet e mira duhet të bëhen dhe ato që kqijat të menjanohen, sipas imperativës kategriike të I. Kanti-it që rregullat dhe normat të vlejnë për të gjithë. Por, nuk kemi ose nuk mund të kemi ndërgjgje kolektive prandaj ajo qendron pas ligjeve juridike. Ndërgjegja është vetëm e imja, nuk është ligj, nuk mund të vlej për të gjithë.

Lexo edhe

Video