Driton Kuka: O sa mirë me qenë shqiptar

Driton Kuka: O sa mirë me qenë shqiptar

Trajneri Driton Kuka duke komentuar vendimet e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ku Distria Krasniqi, është përzgjedhur si xhudistja më e mirë në botë. Ndërsa, ai si trajneri më i mirë në botë në këtë sport, ka thënë se janë votuar nga mbarë bota por populli shqiptar ishte me ata më shumë se krejt.

Komenti i plotë i Driton Kukës

IJF na nominoj!

Dhe sonte edhe zyrtarisht fituam titujt e më të mirëve në Botë për 2021!

U votuam nga mbarë Bota por …

Populli Shqiptar ishte me ne më shumë se krejt!

Sa shumë jam sonte i gëzuar jo për veten time ose nxanësen time por për çdo shqiptar që ishte me ne këto ditë.


Sonte do doja të falenderoj me qindra njerëz për ardhjen tonë në këto nivele.

Sylen që më mori si fmi nga rruga e më dërgoj në tatamit e judos, gjenerata të tëra të xhudos që spatën rastin të dëshmohen!

Majlindes,Disit e Nores që arritën kulmin!

Agronit e Fatosit që çdo ditë me orë të têra flasim për të ecur tutje!

Ekipit tonë që frymon si familje tash e shumë dekada.

Të gjithë komunitetit sportiv, mediave që edhe në zhgënjimet në arena sportive ishin me ne!

Dhe në fund …

O sa mirë me qenë Shqiptar …

Lexo edhe

Video